Thethi Guide

HISTORIA E THETHIT DHE PREJARDHJA

HISTORIA E THETHIT DHE PREJARDHJA

Thethi, një nga fshatrat më të veçantë në Alpet Shqiptare, shtrihet në pjesën më veriore të Komunës së Shalës dhe është i vendosur në një gropë në lartësinë 740-950 metra mbi nivelin e detit, që banohet në mënyrë të përhershme. Thethi përbëhet nga shtatë lagje, lagjia Gjeçaj, e cila ështe lagjia e parë në momentin që futesh në Theth nga Qafa e T’thores ose nëpermjet Shtegut të Dhënve, lagjia Gjelaj, lagjia Nikgjonaj, lagjia Okol, lagjia Ndreaj, lagjia Kolaj dhe lagjia Ulaj.Qendra e fshatit është e përbërë nga banorë që janë pjese e dy lagjeve,...

Lexo me shume

VASKAT E GURIT

VASKAT E GURIT

Vaskat e gurit ne Nderlys, jane formacione shkembore te krijuara  nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjat periudhes se veres kur prurjet e ujit rrallohen, ju mund te freskoheni ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku ju mund te beni plazh.

Lexo me shume

KULLA E NGUJIMIT

KULLA E NGUJIMIT

Kulla ku janë pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithë bajraku i Shalës. Kjo kullë ka mbi katër shekuj që është ndërtuar dhe është përdorur për pajtimin e dy palëve. Kur një person kryente një vrasje, kishte të drejtë të merrte pleqtë për të pleqëruar ngjarjen. Plaku luante rolin e avokatit të palës që e zgjidhte. I akuzuari  kishte të drejtë  te qëndronte brenda kullës i ngujuar për 15 ditë, ku brenda këtyre ditëve ishte kohë e mjaftueshme për të gjetur mbrojtësin e tij dhe të sqaroheshin rrethanat e kryerjes së vrasjes.  Kjo kullë nuk ishte si kullat e Mirditës,...

Lexo me shume

KISHA E THETHIT

KISHA E THETHIT

Një kishe e veçantë dhe e bukur është ndërtuar në vitin 1892 në po atë vend dhe po ato themele që është edhe sot e kësaj dite. Në periudhen e ndërtimit ngjitur me murin lindor të saj ka qenë edhe shtepia ku banonte famullitari i kishës. Duke qenë se banorët e Thethi që nga krijimi i tij kanë qenë Katolike, një nga ndërtimet e para ka qënë kisha. Një nga famullitaret më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike por për të gjithë kulturën Shqiptare ka qënë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin...

Lexo me shume

UJVARA E GRUNASIT

UJVARA E GRUNASIT

Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila me Vendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga  çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë...

Lexo me shume