Eshte e natyrshme qe ushqimi qe do te gjeni ne restorantin i cili ka nje kapacitet prej 40 vendesh, karakterizohet nga asortimente natyrale, dhe ato qe dominojne menune e pergjithshme jane qumeshti, djathi, gjalpi, llojet e ndryshme te mishit, perimet dhe frutat e shendetshme.
Menuja e restorantit perfshin gatime te kuzhines tradicionale Shqiptare me specialitetet e saj qe perfshin perime te fresketa te stines si speca, patate, domate, patellxhana, kunguj, bizele etj.
Mish te llojeve te ndryshme si mish gici, mish qingji, mish viçi dhe pule
Tava te ndryshme si : tave kosi, tave me patate, tave me speca, tave turli etj
Mjalti i zones, reçelerat e llojeve te ndryshme, gjalpi, qumeshti dhe çaj karakteristik i Thethit do te shoqerojne mengjeset tuaja.