Thethi

KISHA E THETHIT

Një kishe e veçantë dhe e bukur është ndërtuar në vitin 1892 në po atë vend dhe po ato themele që është edhe sot e kësaj dite. Në periudhen e ndërtimit ngjitur me murin lindor të saj ka qenë edhe shtepia ku banonte famullitari i kishës. Duke qenë se banorët e Thethi që nga krijimi i tij kanë qenë Katolike, një nga ndërtimet e para ka qënë kisha. Një nga famullitaret më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike por për të gjithë kulturën Shqiptare ka qënë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin dhe leximin e gjuhës Shqipe. Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si periudhe hapjeje e kesaj shkolle, nga shteti ne fuqi i asaj kohe, njihet hapja qe i eshte bere nga At’Marjan Prela ne vitin 1921. Ministri i arsimit te asaj kohe, Ahmet Zogu, nepermjet nje urdheri te brendshem ka levruar nje fond prej 100 frangash ari per arsimimin e femijeve te Thethit. Po në këtë Kishe për nje kohe më te shkurter ka sherbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj i cili pas instalimit te rregjimit antifetar komunist u detyrua te braktise Shqiperine dhe t’i shërbente asaj nga Italia. At’ Danieli gjatë viteve të Komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka qenë edhe shkrimtari i madh Martin Camaj, i cili për çdo shkrim përpara se t’a botonte konsultohej me At’ Danielin. Falë bijve te Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim te fshatit pasi gjatë rregjimit Komunist ishte dëmtuar duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje.