Argetim

Ne ambientet e hotelit do te gjeni gjithashtu shume menyra te tjera argetimi ( pa pagese ekstra) ku do te keni ne dispozicion nje salle te perbashket bilardoje, nje tavoline mini futbolli (foosball), tavoline ping-pongu, lojera te ndryshme tavoline si letra bixhozi, shah, domino etj.

Ndersa ata qe preferojne sportet me aktive, kane ne dispozicion fushen e volejbollit, basketbollit dhe nje fushe futbolli. Hoteli ofron gjithashtu ambiente te qeta me veranda dhe stola mes gjelberimit.

Nder mundesit e tjera qe ofron Thethi jane edhe: peshkimi i troftes, shetitje me kuaj, shetitje me bicikleta malore, alpinizem, kanotazh ne lumin e Thethit (Lumi i Bardhe) etj. Stafi i PERLA E ALPEVE do te jete i gatshem tju ndihmoje me mjete, guida, harta dhe ne organizimin e tyre me asistence te kualifikuar.

Gjat qendrimit tuaj ne Theth ju mund të vizitoni Kishen, Muzeun etnografik, Kullen e ngujimit, Ujvarën e Grunasit, qe eshte nder ujvarat më te bukurat në Ballkan, kanionin e Grunasit, Syrin e Kaltër dhe vaskat e gurit ne Nderlys ku gjatë ditëve të verës ju mund te bëni edhe plazh.

(Per me shume informacion shikoni THETHI GUIDE)

Gjithashtu nje nga vendet me madheshtor dhe interesant per tu eksploruarr eshte qafa e Pejes ku ju mund te vizitoni liqenin akullnajor dhe majen e Arapit, 2200 metra mbi nivelin e detit. Ky ekskursion kerkon gjendje te mire fizike dhe aftesi ne ecjen malore.